Ndërlidhjet

Indi: Dhjetë myslimanë të vrarë nga sulmi i militanëtve


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Indi thotë se militantët e dyshuar separatist i kanë vrarë së paku 10 banorë myslimanë, përfshirë gra dhe fëmijë, në shtetin verilindor, Asam.

Sipas policisë, grupi Fronti Kombëtar Demokratik Bodoland kishte dorë në sulmet e djeshme.

Ky grup lufton për autonomi më të madhe rajonale ose për territor të pavarur të banuar me popull Bodo, që përbënë afro 10% të popullatës së këtij shteti federal, me 10 milionë banorë.

Pjesëtarë të popullit Bodo shpeshherë përleshen me myslimanët, për të cilët thonë se kanë hyrë ilegalisht nga Bangladeshi fqinj dhe kanë krijuar vendbanim në tokën e tyre të lashtë nëpër male.

Më se 40 njerëz janë vrarë në përleshjet ndërmjet popullit Bado dhe banorëve myslimanë në këtë hapësirë prej vitit 2012.
XS
SM
MD
LG