Ndërlidhjet

Sllovjansk: Janë vrarë dy pilotë të Ukrainës


Forcat e shërbimeve të sigurisë së Ukrainës në një pikë kontrolli afër qytetit Sllovjansk
Forcat e shërbimeve të sigurisë së Ukrainës në një pikë kontrolli afër qytetit Sllovjansk
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka konfirmuar se dy helikopterë të saj janë rrëzuar dhe se dy pilotë janë vrarë, gjatë ofensivës madhore për rimarrjen e kontrollit ndaj qytetit Sllovjanks në pjesën lindore të Ukrainës.

Prej muajit të kaluar, Sllovjanski është nën kontrollin e forcave separatiste proruse.

Në njoftimin e tij në rrjetin Facebook, ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, tha se separatistët kanë shfrytëzuar artileri të rëndë dhe garanata.

Sipas zotit Avakov, trupat e Ukrainës e kanë marrë kontrollin ndaj nëntë postblloqeve në rrugët rreth qytetit.

Ofensivën ukrainase separatistët e kanë përshkruar si të “shkallës së gjërë”.

Separatistët prorusë e kanë burgosur prefektin e qytetit Sllovjansk, disa gazetarë, tre pjeesëtarë të forcave të sigurisë së ukrainës, dhe e mbajnë të rrëmbyer edhe ekipin e vëzhguesve ushtarakë të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG