Ndërlidhjet

Thaçi - Jahjagës: Zgjedhjet të mbahen më 8 qershor


Pamje nga një takim i mëparshëm i presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Hashim Thaçi

Pamje nga një takim i mëparshëm i presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Hashim Thaçi

Gjatë takimit të sotëm të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrit Hashim Thaçi, është theksuar se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është i domosdoshëm dhe është një proces gjithpërfshirës, që nuk ka alternativë.

Mëtutje, siç njofton presidenca e Kosovës, Jahjaga dhe Thaçi janë shprehur se Kosova duhet ta ketë forcën e vet mbrojtëse, e cila do ta kompletoj konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të bëhet kontribuese e sigurisë kolektive përmes anëtarësimit të saj në NATO.

Sipas njoftimit, kryeministri Thaçi e ka njoftuar presidenten Jahjaga për konsultimet e vazhdueshme me subjektet politike, për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë, dhe ka theksuar qëndrimin e tij që zgjedhjet të mbahen më 8 qershor, në pajtueshmëri me forcat e tjera politike.

Zonja Jahjaga është shprehur se do ta respektoj vendimin që do të arrihet në Kuvendin e Kosovës nga subjektet politike të përfaqësuara në të.
XS
SM
MD
LG