Ndërlidhjet

Libi: Pesë ushtarë të vrarë nga militantët


Njerëzit duke u larguar nga hapësira ku ka të shtëna ndërmjet policisë dhe militantëve të grupit Ansar al-Sharia në Bengazi në nëntor të vitit 2013

Njerëzit duke u larguar nga hapësira ku ka të shtëna ndërmjet policisë dhe militantëve të grupit Ansar al-Sharia në Bengazi në nëntor të vitit 2013

Burime ushtarake në Libi thonë se pesë ushtarë janë vrarë sot në përleshjet me militantët në qytetin e trazuar lindor, Bengazi.

Përleshjet shpërthyen kur personat e armatosur e sulmuan selinë e sigurisë në këtë qytet.

Zyrtarët ushtarakë thanë se forcat speciale luftuan për më tepër se një orë me militantët, të cilët ishin përpjekur ta shkatërrojnë ndërtesën sot herët në mëngjes.

Sulmet kundër ushtarëve dhe policëve në qytetin Bengazi janë pothuajse të zakonshme, pasi forcat e qeverisë rrregullisht përleshen me militantët e Ansar al-Sharia, që është në listën e grupeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG