Ndërlidhjet

Vazhdohet paraburgimi ndaj Dragolub Delibashiqit


Ilustrim

Ilustrim

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit të pandehurit Dragolub Delibashiq.

Sipas një kumtese të lëshuar nga misioni EULEX, paraburgimi është zgjatur deri më 4 korrik të këtij viti, dhe atë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se vazhdonte të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe i mundësisë së ndikimit të dëshmitarëve nga ana e të pandehurit, ndërsa për momentin nuk ekziston ndonjë masë më e bute që do të mund të shqiptohej”, ka njoftuar misioni EULEX.

Paraburgimin ndaj Delibashiqit e kishte caktuar fillimisht Gjykata Themelote e Mitrovicës, pas arrestimit të tij me 4 shkurt.

“Ai dyshohet për nxitje të kryerjes së vrasjes së rëndë dhe nxitje për të kryer tentim të vrasjes së rëndë”, thuhet më tutje në njoftim.

Për të kundërshtuar vendimin e marrë, palët në procedurë, kanë të drejtë ankese.
XS
SM
MD
LG