Ndërlidhjet

Kerry, përpjekje për paqe në Sudanin J.


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka arritur sot në Sudanin Jugor me qëllim të nxitjes së një dialogu në mes të liderve të atjeshëm dhe reblëve, për ti dhënë fuind luftimeve në kombin më të ri të Afrikës.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki, ka njoftuar se Kerry do të ju bëj thirrje të gjitha palëve që “menjëherë të ndërpresin sulmet ndaj civilëve dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Kombet e Bashkuata e organiztat humanitare”.

Mijëra persona janë vrarë dhe më shumë se 1 milion banorë janë shpërngulur në shtëpitë e tyre që nga koha kur kanë nisur luftimet në dhjetorë në mes të trupave që e mbështesin presidentin Salva Kiir dhe ushtarëve besnikë të ish-presidentit Riek Machar.

Kerry gjatë visitës në Sudanin Jugor do të takohet me presidentin Kiir dhe do të zhvilloj një bisedë telefonike me ish-president9in Machar.

Sudani Jugor e ka shpallur pavarësinë në vitin 2011, pas ndarjes nga Sudani.
XS
SM
MD
LG