Ndërlidhjet

Rusia thotë se sulmet e Kievit do të krijojnë një katastrofë


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e jashtme ruse ka bërë me dije sot se përdorimi i forcës ushtarake të Ukrainës ndaj seperatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, mund të çojë në një “katastrofë”.

Ministria ruse e ka akuzuar Bashkimin Evropian se i ka shkatërruar shanset për zgjidhjen paqësore të konfliktit, me mbështetjen që ia kanë dhënë “grusht shtetit në Kiev”.

Rusia ka kërkuar nga perëndimi që të heqë dorë nga atë që Moska e quan “politikat e saj destruktive ndaj Ukrainës”.

Këto kritika nga Rusia vijën në ditën kur Kievi ka filluar një ofensivë për rimarrjen e qytetit lindor, Slovyansk.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, e ka quajtur ofenzivën si njëhakmarrje dhe ka shtuar se po granatohen vendbanimet paqësore.
XS
SM
MD
LG