Ndërlidhjet

OJQ-të në Kirgizi, kundër bashkimit me Unionin Doganor


Ilustrim
Ilustrim
Organizatat joqeveritare në Kirgizi thonë se kanë planifikuar që të mbajnë një protestë për të kundërshtuar që shteti i tyre të jetë pjesë e Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave kanë njoftuar se protesta do të mbahet më 5 maj në Bishkek.

Nëse i bashkohet Unionit doganor, sipas tyre, Kirgizia do të humbë pavarësinë dhe sovranitetin.

Kryeministri kirgiz Joomart Otorbaev, ka thënë para tri dirtësh në Moskë, se është e mundshme rruga e antarësimit të Kirgizisë në Unionin Doganorë dhe se kjo do të realizohet shumë shpejt.

Moska ka bërë përpjekje që në kuadër të Unionit Doganor të jenë pjesë edhe ish-republikat tjera sovjetike.
XS
SM
MD
LG