Ndërlidhjet

Kore J.: “Testamentet” e nxënësve para përmbytjes


Ilustrim

Ilustrim

Një video e incizuar përmes telefonit nga nxënësit e shkollës së mesme që gjendeshin në anijen e përmbytur në Korenë Jugore, tregon pamje se ata kanë qëshur dhe kanë bërë shaka rreth “Titanikut” pak para se anija të përmbytej.

Videoja u publikuar nga babai i 17 vjeçares, Park Su-hyeon.

Ai tha se me publikimin e kësaj videoje, dëshiron t'i tregojë botës me çfarë janë përballur studentët, para se anija të përmbytej.

Një sudent sugjeron se videoja që po incizohej do të ishte argëtuese po të publikohej më vonë në Facebook.

Një tjetër student dëgjohet duke thënë “A jam duke vdekur?”.

“Ne jemi duke u përmbysur të gjithë. Unë do t'i lë disa fjalë lamtumirëse para se të vdes”, dëgjohet të ketë thënë një tjetër.

Shumica nga 476 pasagjerët në bordin e anijes që është përmbytur në Korenë Jugore, ishin nxënës të një shkolle të mesme.

Numri i të vdekurve nga përmbytja e anijes, deri më tani ka arritur në 226.

Edhe 76 persona, ende konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG