Ndërlidhjet

logo-print

Rusia garanton gaz deri në fund të majit


Ilustrim

Ilustrim

Komisioneri për energji në BE, Gunter Oetinger, thotë se bisedimet në Varshavë ku kanë marrë pjesë zyrtarët rusë dhe ukrainës, kanë rezultuar me një marrëveshje që siguron furnizim të pandërprerë të gazit natyror në Ukraina dhe në Evropë deri në fund të majit.

Por, sipas tij, në të ardhmen e afërt do të mbahet një raund tjetër i bisedimeve, me qëllim të arritjes së një marrëveshje afatgjate.

Oettinger ka bërë thirrje që të jetë një qmim uniform i gazit nga Rusia, për të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i gjigantit rus Gazprom, Sergei Kupriyanov, tha se Ukraina fillimisht duhet të paguaj borgjin prej 2 miliardë dollarësh që e ka ndaj Rusisë.
XS
SM
MD
LG