Ndërlidhjet

logo-print

Kuqi takon drejtorët e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit


Hajredin Kuqi

Hajredin Kuqi

Me qëllim të avancimit të punës në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë, zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka zhvilluar një takim më udhëheqësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe me drejtoret e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, gjatë takimit u diskutua për sigurinë e përgjithshme në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit dhe për rekomandimet e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Me këtë rast Ministri Kuçi ka thënë se siguria në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës është sipas standardëve të parapara ligjore, ndërsa ka kërkuar nga drejtoret që të respektohen dhe të zbatohen rekomandimet e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG