Ndërlidhjet

logo-print

Fuele kërkon qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë


Stefan Fuele

Stefan Fuele

Komisioneri për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fuele thotë se BE-ja e ka nënvlerësuar Rusinë duke mos e marrë seriozisht deklaratën e vitin 2005 të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se rënia e Bashkimit Sovjetik, ishte katastrofa më e madhe e shekullit 20.

Teksa ka folur në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë, Fuele ka thënë se aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe mbështetja për seperatistët e armatosur në Ukrainën lindore, tregon mospërfilljen e Rusisë për ta respektuar të drejtën ndërkombëtare si dhe tregon qëndrimin e Putinit se “e vetmja rregull është aty nuk ka rregull”.

Komisioneri Fuele iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që ta miratojnë një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë por edhe për të mbështetur zgjërimin e mëtuitjeshëm të BE-së.

Fuele të cilit mandati pesë vjeçar prej komisionerit për zgjerim i skadon në tetor, thotë se Bashkimi Evropian do të vazhdoj përpejket për ti inkuadruar vendet e Partneritetit lindorë dhe ato të Ballkanit Perëndimor.
XS
SM
MD
LG