Ndërlidhjet

Situata në Ukrainë, moment i rëndësishëm për NATO-n


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel, ka thënë sot se agresioni i Rusisë në Ukrainë, paraqet një moment të rëndësishëm për NATO-n.

“Veprimet e Rusisë në Ukrainë e kanë qartësuar rëndësinë e NATO-s”, ka thënë Hagel gjatë një paraqitje në qendrën Wilson në Uashington.

Hagel ka bërë thirrje që të gjithë anëtarët e NATO-s, të angahohen rreth detyrimeve financiare.

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së tha se anëtarët evropianë të NATO-s duhet të angazhohen që ti shtojnë investimet në mbrojtje, ngase sipas tij, Rusia do ta testojë qëllimin, qëndrueshmërinë dhe angazhdimin e aleancës 28 anëtarëshe, të udhëhequr nga SHBA-ja.

Sipas tij, kjo mundësi nuk duihet humbur.
XS
SM
MD
LG