Ndërlidhjet

Obama e Merkel, të bashkuar kundër Rusisë


Presidenti amerikan dhe kancelarja gjermane
Presidenti amerikan dhe kancelarja gjermane
Presidenti amerikan Barak Obama, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë të bashkuara në vendosmërinë e tyre, që ti vënë kosto të reja Rusisë për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Teksa ka folur në Shtëpinë e Bardhë gjatë një paraqitje të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, Obama e ka dënuar atë që ai e ka qujatur “ trajtim i keq” ndaj vëzhguesve të OSBEsë të cilët janë marrë peng nga forcat seperatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në anën tjetër, ka thënë se nëse Rusia i dëmton zgjedhjet e 25 majit që janë planifikuar të mbahen në Ukrainë, atëherë sanksionet shtesë ndaj Rusisë, do të jenë të pashmangshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa tashmë i kanë sanksionuar dhjetëra individë rusë e ukrainas që janë mbështetës të pro-rusëve.

Sanksionet shtesë që synojnë sektorin e energjisë në Rusi janë diskutuar nga zyrtarët në Uashington dhe në BE.

Merkel ka përmendur faktin se gjashtë shtete janë qind për qind të varura nga furnizimet me gazin rus.

Por sipas saj, BE-ja është në kërkim të një zgjidhje për të ulur varësinë nga Rusia sa i përket gazit.
XS
SM
MD
LG