Ndërlidhjet

15 të vrarë nga një shpërthim në Nigeri


Ilustrim
Ilustrim
Si rezultat i një shpërthimi që ka ngjarë në një pikë kontrolli në qytetin nigrian Abuja, kanë vdekur 15 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Shpërthimi ka ngjarë në një rrugë që gjendet afër vendit ku dy javë më parë si rezultat i një shpërthimi kanë vdekur 75 persona e janë plagosur 141 të tjerë.

Grupi terrorist Boko Haram, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ka ngjarë më datën 1 maj, ditë e cila ishte festë publike në Nigeri.

Presidenti nigerian Goodluck Jonathan, tha në tubimin me rastin e Ditës së Majit në Bauja, se autorët e sulmit të 14 prillit, duhet të vihen para drejtësisë.

Ai është zotuar se Nigeria do të triumfoj ndaj të keqes që dëshiron ta pengojë përparimin e kombit nigerian.
XS
SM
MD
LG