Ndërlidhjet

logo-print

Bombë në afërsi të gjykatës në Egjipt


Ilustrim

Ilustrim

Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në afërsi të një gjykate në Kajro të Egjiptit, menjëherë pas dy sulmeve vetvrasëse që kanë ngjarë në gadishullin Sinai të Egjiptit.

AP ka njoftuar se një polic u vra dhe tre të tjerë janë plagosur nga sulmi që ka ngjarë në Kajro.

Një ushtar dhe një civil janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimet në gadishull.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
XS
SM
MD
LG