Ndërlidhjet

Obama kërkon rishikimin e dënimit me vdekje


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se do të kërkojë nga prokuori i përgjithshëm, Eric Holder, që të hetojë problemet në lidhje me aplikimin e dënimit me vdekje.

Njoftimi i Obamës vjen vetëm pak ditë pasi një ekzekutim i dështuar në Oklahoma ka nxitur debate të shumta.

Të dënuarit Clayton Lockett i është dhënë injeksioni vdekjeprurës, por vena e tij ka shpërthyer dhe nuk ka lejuar shpërndarjen e koktejit.

Ai ka vdekur disa minuta më vonë nga sulmi në zemër.

Obama ka thënë se rasti në fjalë është tejet shqetësues.

Ai ka thënë se ka ndjenja kundërthënëse për dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG