Ndërlidhjet

Kërkohen të zhdukurit nga rrëshqitja e dheut në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Ekipet e shpëtimit në Afganistan vazhdojnë kërkimet për trupa njerëzish, pas rrëshqitjes masive të dheut që dyshohet se ka varrosur së paku 2,000 persona.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 350 trupa janë gjetur tashmë në verilindje të provincës Badakshan.

Në këtë rajon, të premten, janë përmbytur qindra shtëpi, si pasojë e shirave të dendur dhe rrëshqitjes së dheut.

Korrespondentët në Afganistan thonë se ka pak gjasa që të gjenden të mbijetuar.
XS
SM
MD
LG