Ndërlidhjet

Femrat në sektorin e sigurisë, pa poste udhëheqëse


FSK
FSK
Gratë janë të përfaqësuara në nivel të duhur në institucionet e sigurisë, sektor ky që tradicionalisht është konsideruar si “përgjegjësi e burrave”.

Por, përveç përfshirjes, në praktikë ekzistojnë probleme dhe sfida të mëdha për përfshirjen e gruas në procesin e vendimmarrjes, thonë përfaqësuese të Kuvendit të Kosovës dhe të organizatave joqeveritare.

Suzan Novorbëdaliu
, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione Në Kuvendin e Kosovës, thotë se rreth 20 për qind është përfshirja e gruas në Policinë e Kosovës, kurse rreth 8 për qind në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Por, kohëve të fundit, Novorbëdaliu, thekson se ka rënë interesimi i femrave për punësim në Policinë e Kosovës.

“Sa i përket policisë, nuk kemi shumë femra në vendimmarrje, pozicioni i femrave në pozita vendimmarrëse nuk është i caktuar me ligj. Prandaj, kjo edhe po keqpërdoret, sepse nëse nuk është një nen obligativ, atëherë shfrytëzohet të mos jenë në vendimmarrje”, thotë Novobërdaliu.

Ndërsa, sa i përket Forcat e Sigurisë të Kosovës, përfaqësimi është në mesataren evropiane dhe plotësohen edhe kriteret e NATO-s.

“Jemi të kënaqur, sepse kemi përqindje deri në 9 për qind. Këtu mund të them se është krijuar një përparim edhe sa i përket përfaqësimit në nivel vendimmarrjeje. Përfaqësim i mirë është edhe sa i përket standardeve administrative dhe operative”.

“Dhe, në këtë drejtim mund të themi se sa i përket forcave jemi të kënaqur, sepse ka përparime. Kurse, sa i përket policisë, nuk jemi të kënaqur, sepse përqindja e përfshirjes së femrave ka filluar të bjerë”
, thekson ajo.

Në anën tjetër, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, vitin e kaluar ka përgatitur një raport për rolin e gruas në sektorin e sigurisë, ku përfshihen Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë dhe Komisioni Parlamentar në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij, raporti përfaqësimi i gruas në Policinë e Kosovës, është 14.85 për qind, ku shumica nga to punojnë në stafin civil, ndërkaq në Forcën e Sigurisë se Kosovës, 8.23 për qind. Në të dy këto institucione grada më e lartë që mbajnë gratë është kolonel, ndërkaq deri më tani nuk kemi ndonjë grua të emëruar si gjeneral.

Fjolla Raifi,
hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thekson se niveli i pjesëmarrjes së femrave nuk është i kënaqshëm në Komisionet Parlamentare për Siguri në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

“Në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtare janë dy gra nga nëntë deputetë dhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është një grua deputete nga nëntë anëtarë”.

“Kjo tregon dominimin e mentalitet tradicional që diskutimi mbi çështjet e sigurisë i atribuohet kryesisht gjinisë mashkullore. Gjithashtu, pasqyron mungesën e interesave të partive politike në caktimin e grave përfaqësuese në komisionet e lidhura me sigurinë
”, thotë Raifi.

Sidoqoftë, përfaqësuese të organizatave joqeveritare konsiderojnë se mungesa e vullnetit politik dhe mungesa e guximit për të sfiduar qasjet ekzistuese, si dhe për të promovuar parimet e barazisë gjinore, ka vazhduar të jetë pengesë për pjesëmarrjen e femrave në pozita vendimmarrëse edhe në sektorin e sigurisë.
XS
SM
MD
LG