Ndërlidhjet

Lideri i Sudanit Jugor, i gatshëm për bisedime


Presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir.

Presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir.

Presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir, ka thënë se është i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësin e rebelëve, Reil Machar, për t’iu dhënë fund luftimeve që zgjasin për muaj të tërë.

Kiir i ka bërë këto komente disa orë pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Juba.

Vizita e Kerryt të premten ka qenë pjesë e shtytjeve diplomatike nga fuqitë perëndimore dhe amerikane, të cilat druajnë se përleshjet mund të rrëshqasin në konflikt edhe më të përgjakshëm dhe të destabilizojnë rajonin tashmë të brishtë.
XS
SM
MD
LG