Ndërlidhjet

Putin shpreh ngushëllime për të vrarët në Odesa


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpehur “ngushëllime të thella” për viktimat dhe familjet e të vrarëve nga zjarri në Odesa të Ukrainës.

Mbi 30 njerëz, shumica e tyre aktivistë pro-rusë, kanë vdekur nga zjarri të premten në qytetin port.

Disa raporte thonë se zjarri është shkaktuar nga koktejet e molotovit që janë hedhur nga separatistët pro-rusë dhe grupet që mbështesin qeverinë në Kiev.

Administrata e qytetit në Odesa ka shpallur tre ditë zie.
XS
SM
MD
LG