Ndërlidhjet

Ukraina rikthen kontrollin në disa pjesë


Ukrainë

Ukrainë

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se forcat e saj kanë rimarrë ndërtesën e shërbimit të sigurisë në qytetin Kramatorsk.

Më herët, ministria ka raportuar edhe për rimarrjen e aeroportit të qytetit.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka thënë se operacionet ushtarake kundër pro-rusëve kanë rinisur qysh herët në mëngjes.

Ndërkohë, është raportuar se grupi i vëzhguesve të OSBE-së, i marrë peng nga pro-rusët në Slloviansk qysh më 25 prill, është liruar.
XS
SM
MD
LG