Ndërlidhjet

Udhëheqësit tatar i ndalohet hyrja në Krime


Mustafa Dzhemilev

Mustafa Dzhemilev

Udhëheqësi i tatarëve krimeanë, Mustafa Dzhemilev, është ndaluar të hyjë në Krime.

Mijëra tatarë krimeanë, të cilët kanë shkuar në një pikë kufitare pranë Armyanskut për të takuar Dzhemilevin, kanë depërtuar përmes trupave ruse për të arritur liderin e tyre.

Ata kanë thënë se do të kthehen në Krime vetëm nëse Dzhemilev është me ta.

Zyrtarë të trupit vetëqeverisës të tatarëve të Krimesë, Mejlis, kanë bërë thirrje për bllokim të rrugëve, për të protestuar vendimin për ndalim të hyrjes.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Krimesë, Sergei Aksyonov, ka thënë se Dzhemilev është ngarkuar nga shërbimet speciale të Perëndimit për të destabilizuar situatën, andaj “do t’i ndalohet hyrja në Krime”.
XS
SM
MD
LG