Ndërlidhjet

Kryeministrja e Sllovenisë paralajmëron dorëheqjen


Kryeministrja e Sllovenisë, Alenka Bratushek.
Kryeministrja e Sllovenisë, Alenka Bratushek.
Kryeministrja e Sllovenisë, Alenka Bratushek, ka paralajmëruar sot se të hënën do të japë dorëheqje.

Ajo ka thënë se me kryetarët e tri partive të koalicionit ka konstatuar se për Slloveninë është më mirë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt, madje edhe para verës.

Data e parë e mundshme për zgjedhje të parakohshme është 22 qershori.

Dorëheqja e Bratushekut vjen pasi ajo ka humbur vendin e saj në krye të partisë Sllovenia Pozitive.

Në këtë post është zgjedhur Zoran Jankoviq, themelues i partisë dhe kryetar i Lubjanës.
XS
SM
MD
LG