Ndërlidhjet

logo-print

Konfirmohen 300 të vdekur në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Zyrtarët afganë kanë konfirmuar se 300 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në provincën Badakshan.

Guvernatori Shah Valiullah Adeeb i ka bërë këto komente në vendin e ngjarjes, përkatësisht në fshatin Ab Barek.

Më herët, autoritetet kanë thënë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 2,500.

Ekipet e shpëtimit i kanë ndërprerë tash për tash kërkimet për të mbijetuar.

Departamenti Kombëtar për Katastrofa i Afganistanit ka thënë se ka rrezik për rrëshqitje të tjera të dheut në zonë.

Rrëshqitja e dheut ka ardhur si pasojë e shirave të dendur që kanë goditur pjesën veriore të Afganistanit në javët e fundit.
XS
SM
MD
LG