Ndërlidhjet

logo-print

Sulme në Kenia, tre të vrarë


Kenia - foto arkivi

Kenia - foto arkivi

Së paku tre njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dy bombave në qytetin port të Kenias, Mombasa.

Burimet zyrtare konfirmojnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë një vendpushimi turistik dhe pranë një stacioni të autobusëve.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Kenia është tronditur nga disa shpërthime prejse ka dërguar trupa në Somali, në vitin 2011, për të luftuar militantët e Al-Shababit.
XS
SM
MD
LG