Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Siria të largojë të gjitha armët kimike


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Siria duhet të largojë nga vendi të gjitha armët e mbetura kimike.

Kerry e ka diskutuar këtë çështje në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Siria, deri më tash, ka larguar 1,300 tonelata të armëve kimike, në përputhje me një marrëveshje ndërkombëtare.

Damasku është fajësuar për përdorimin e gazit sarin në një lagje të rebelëve, në gusht të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG