Ndërlidhjet

Mungesa e përvojës, pengesë për punësim


Ilustrim
Ilustrim
Në media të shkruara, portale elektronike, por edhe institucione publike, mund të hasësh në shumë konkurse për punë, si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat.

Por, në përshkrimin e kushteve në shumicën e konkurseve kërkohet diplomë universiteti, përvoja e punës nga 1deri në 3 vjet, varësisht nga lloji i punës, si dhe mosha mesatare prej 20 -30 vjet.

Por, përvoja e punës po paraqitet problem për punësim për të rinjtë kosovarë, thonë disa të rinj për rubrikën e përjavshme "VOX" të Radios Evropa e Lirë .

Ata thonë se të rinjtë po diskriminohen në fillim të karrierës së tyre profesionale, për shkak se konkurset për vende pune kërkojnë përvojë pune, e në anën tjetër nuk iu jepet mundësia që ta krijojnë këtë përvojë.

Gëzim Krasniqi, absolvent në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se është i vetëdijshëm që do të ballafaqohet me këtë problem pas përfundimit të studimeve.

“Unë jam absolvent dhe e di se pas përfundimit të studimeve, nuk jam i gatshëm për punë, në bazë të këtyre intervistave ku kërkohet praktika. Njoh shumë të shokë që kanë dhe kanë pasur probleme”, thotë Gëzimi.

Edhe Rinor Reçica, nga Komuna e Fushë Kosovës, studion Fakultetin e Ndërtimtarisë. Ai thotë se përvoja e punës është pengesë për punësim, por më i shqetësuar shprehet, pasi, sipas tij, vetë fakulteti nuk krijon kuadro të gatshme për treg të punës.
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:57 0:00
Shkarko

Rinori thekson se nuk realizojnë praktikë të duhur as në kuadër të fakultetit dhe për këtë është i detyruar, pas përfundimit, të paguajë kurse shtesë.

“Është problem i madh. Përvojë pune në institucione mund të kryesh vetëm nëse ke ndonjë familjar të afërt. Pas përfundimit të studimeve, do të konkurroj, por ne nuk jemi të përgatitur për të dalë në treg të punës”.

“Unë, sapo t’i përfundoi studimet, obligohem që të regjistrohem në disa kurse, që të mësoj programe të nevojshme për profesionin tim. Së paku 1000 euro duhet të paguaj për këtë”
, tregon Rinori.

Kriteret e punësimit janë diskriminuese pë r të sapo diplomuarit, e po ashtu edhe për ata që dëshirojnë të punojnë në sektorin privat, thotë Adonis Zejnullahu, student në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

“Kam konkurruar në shumë vende pune në sektorin privat, po askush nuk pranon pa pasur përvojë deri tre vjet. Konkretisht jam interesuar të punoj si programer ose Teknologji informative, por nuk kam mundur të punoj. Kjo është diskriminuese”,
shprehet Adonisi.

Donjeta Hyseni, studente në Fakultetin e Edukimit, thotë:

“Kam përvojë pune për shkollë të mesme për grafikë . E kam përfunduar në shtypshkronjë . Por, tashmë jam në Fakultetin e Edukimit, dhe për këtë nuk kam as praktikë dhe as përvojë pune”.

Abdyl Rrustemi është duke vazhduar studimet për nivelin master në Fakultetin e Ekonomik. Ai thotë se gjatë studimeve ka punuar në sektorin e hotelerisë dhe ndërtimtarisë, por nuk ka përvojë pune në profesionin e tij në menaxhim.

“Në profesionin tim nuk kam provuar. Tashmë jam në nivelin master dhe nuk po dua të punoj pa i përfunduar studimet. Por, ky kriter aplikohet vetëm për të zgjedhur atë që dëshirojnë, apo për të prishur korrektë sinë e konkursit”, pohon Abdyli.

Flaka Rama, absolvente në Fakultetin Filologjik, thotë se nuk e ka ndërmend të konkurrojë në ndonjë konkurs pa i përfunduar studimet. Edhe pse thotë se do të ballafaqohet me këtë problem:

“Ende nuk kam konkurruar, po pres të diplomoj. Po mendoj të konkurroj si referente në Universitet”.

Për dallim nga studentë t, të cilët nuk kanë pasur mundësi ta përfundojnë praktikën, Agron Abdyli, student në Fakultetin Ekonomik, tashmë është praktikant në njërën nga bankat e Kosovës.

“Është shumë e mirë, sepse po krijoj eksperiencë dhe paralelisht po mësoj edhe gjatë studimeve. Mësimet që po i mësoj në fakultet, po i praktikoj edhe në punë. Pa praktikë është shumë vështirë që të aplikohen studimet”,
thotë Agroni.

E, me problemin e përvojës së punës nuk ballafaqohet Besnik Gashi, student në vitin e dytë në Fakultetin e Arkitekturës. Ai tashmë punon në një kompani ndërtimore që udhëhiqet nga babai i tij.

Por, megjithatë sfidë në kompani paraqitet gjetja e punëtorëve të rinj me përvojë pune:

“E kam firmën e babës, jam i punësuar dhe marr pagë mujore. Por, edhe në konkurset për punë kërkojmë përvoje pune për çdo punëtor që e pranojmë në punë. Por, varet edhe nga ambiciet e punëtorit të ri”.

Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare në dekadën e fundit, e posaçërisht të rinjtë.

Të dhënat e Agjencisë se Statistikave të Kosovës, tregojnë se shkalla e papunësisë në vend arrin 30.9 për qind, kurse 55. 3 për qind janë të rinj nga mosha 15 deri në 24 vjeç.

Ndërkaq, sipas organizatave joqeveritare, niveli i papunësisë në vend arrin rreth 50 për qind.

Për çdo vit në tregun e punës hyjnë rreth 30 mijë persona, ndërsa tregu i punës absorbon vetëm 6 mijë sosh.
XS
SM
MD
LG