Ndërlidhjet

logo-print

Moore: Vendimi për Gjykatën e Posaçme, i vështirë por i drejtë


Jonathan Moore

Jonathan Moore

Drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ka thënë se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme në Kosovë ka qenë i vështirë, por i drejtë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u njohën para disa vitesh me akuzat shumë të rënda të ngritura nga senatori Dick Marty nga Zvicra. Ne shprehëm shqetësimin tone; për to natyrisht duhet të vendoset drejtësia, të hetohen këto raste dhe nëse ka ndonjë rast që duhet të dalë në gjyq, kjo duhet të ndodhë. Pra, jo vetëm që do të vendoset drejtësia, por në këtë mënyrë Kosova mund të përqëndrohet në problemet e tjera dhe të ecë përpara”, ka thënë Moore në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai po ashtu ka thënë se Uashingtoni e mbështet në përgjithësi procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, por ka shtuar se Kosova nuk duhet t’i tejkalojë mundësitë e veta.
XS
SM
MD
LG