Ndërlidhjet

Yatsenyuk fajëson policinë për dhunën në Odesa


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka fajësuar shërbimin e sigurisë së vendit për dhunën në Odesa, e cila ka lënë mbi 40 njerëz të vrarë.

Yatsenyuk i ka thënë BBC-së se policia ka dështuar të ndalë dhunën dhe se për këtë do të ketë “hetime të plota, gjithëpërfshirëse dhe të pavarura”.

“Këto forca të sigurisë janë joefikase dhe ato kanë shkelur ligjin”, ka thënë Yatsenyuk.

Dhuna në Odesa ka ndodhur të premten mbrëma. Shumica e viktimave kanë qenë separatistë pro-rusë.

Yatsenyuk ka fajësuar pro-rusët për provokim të trazirave.
XS
SM
MD
LG