Ndërlidhjet

Ashton apelon për përmbajtje në Ukrainë


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se BE-ja “u bën thirrje të gjithve që të ushtrojnë përmbajtje të madhe dhe të mos e shfrytëzojnë tragjedinë në Odesa për të nxitur më shumë urrhejtje, ndarje dhe dhunë”.

Ashton, përmes një deklarate për media, po ashtu ka bërë thirrje për hetime të pavarura të zjarrit.

Të premten mbrëma, mbi 40 persona, shumica nga ta separatistë pro-rusë, kanë humbur jetën nga zjarri në Odesa.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga koktejet e molotivit që kanë hedhur pro-rusët dhe grupet që mbështesin qeverinë në Kiev.
XS
SM
MD
LG