Ndërlidhjet

Mbi 60 të vrarë nga luftimet midis rebelëve në Siri


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Katër ditë luftime midis grupeve rivale islamike në lindje të Sirisë kanë lënë 62 rebelë të vrarë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë po ashtu se luftimet kanë detyruar qindra civilë të lënë shtëpitë e tyre në provincën Deir al-Zour.

Përleshjet kanë përfshirë luftëtarë nga Fronti Al-Nusra dhe Shteti Islamik i Irakut – të dyja këto grupe të lidhura me Al Kaidën.

Rebelët kanë luftuar ndërmjet vete për muaj të tërë mbi territorin që ata kanë marrë së bashku nga forcat e presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG