Ndërlidhjet

logo-print

Stojanoviq: Forcat e armatosura, të panevojshme


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Deputeti i pavarur serb në Kuvendin e Kosovës, Millivoje Stojanoviq, ka porositur kryeministrin Hashim Thaçi se nuk ka nevojë të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Ai ka thënë se Kosova nuk kërcënohet nga askush në rajon dhe se për sigurinë e saj kujdesen KFOR-i dhe EULEX-i.

“Forcat e armatosura janë investim i shtrenjtë. Andaj, është më mirë që qeveria, paratë e destinuara për FAK-un, t’i përdorë për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike dhe të tjera”, ka thënë Stojanoviq, transmeton B92.

Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur edhe këtë javë se formimi i FAK-ut nuk ka alternativë.
XS
SM
MD
LG