Ndërlidhjet

Rasmussen: Rusia rrezikon të bëjë gabim historik


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Rusia do të bënte gabim historik nëse vazhdon të destabilizojë situatën në Ukrainë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.

Sipas tij, Moska do të bënte gabim historik me pasoja të rënda për marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit.

Ai ka thënë se në atë rast mund t’i vihen sanksione të ashpra ekonomisë ruse, por ka theksuar se NATO-ja nuk është duke shqyrtuar opsionin ushtarak.
XS
SM
MD
LG