Ndërlidhjet

Yatsenyuk viziton Odesën, akuzon Rusinë


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka qëndruar sot në Odesa, qytetin ku të premten kanë humbur jetën mbi 40 persona.

Ai ka akuzuar Rusinë për nxitje të dhunës.

“Dhuna ka rezultuar nga një aksion i organizuar dhe i përgatitur mirë, kundër popullit, kundër Ukrainës dhe kundër Odesës”, kja thënë Yatsenyuk.

Të premten mbrëma, 42 persona, shumica nga ta separatistë pro-rusë, kanë humbur jetën nga zjarri në Odesa.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga koktejet e molotivit që kanë hedhur pro-rusët dhe grupet që mbështesin qeverinë në Kiev.
XS
SM
MD
LG