Ndërlidhjet

Jemen: Vriten 37 militantë të Al Kaidës


Jemen
Jemen
Ministria e Mbrojtjes e Jemenit ka njoftuar për 37 militantë të Al Kaidës të vrarë, në përleshje të rënda me ushtrinë në krahinën jugor Shabva.

Ministria ka thënë se “terroristët” janë vrarë në ditën e gjashtë të operacioneve kundër Al Kaidës në gadishullin arabik.

Burimet ushtarake thonë se shumica e të vrarëve kanë qenë të huaj, përfshirë sauditë, afganë, somalezë dhe çeçenë.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë degën e Al Kaidës në Jemen si më të rrezikshmen në botë.
XS
SM
MD
LG