Ndërlidhjet

Pro-rusët sulmojnë ndërtesën e policisë në Odesa


Odesa, 4 maj 2014.
Odesa, 4 maj 2014.
Qindra aktivistë pro-rusë kanë sulmuar të dielën ndërtesën e policisë në Odesa, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve në lidhje me dhunën e së premtes në këtë qytet, e cila ka lënë mbi 40 njerëz të vrarë.

Ata kanë thyer derën dhe dritaret e stacionit policor.

Raportohet se policia më pas ka liruar rreth 30 të burgosur.

Të dielën, kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka vizituar Odesën dhe ka akuzuar Rusinë për nxitje të dhunës.

Të premten mbrëma, 42 persona, shumica nga ta separatistë pro-rusë, kanë humbur jetën nga zjarri në Odesa.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga koktejet e molotivit që kanë hedhur pro-rusët dhe grupet që mbështesin qeverinë në Kiev.
XS
SM
MD
LG