Ndërlidhjet

Dhjetëra pro-rusë lirohen nga paraburgimi në Odesa


Odesa, 4 maj 2014.
Odesa, 4 maj 2014.
Dhjetëra aktivistë pro-rusë janë liruar të dielën nga paraburgimi në Odesa të Ukrainës, pasi një turmë prej rreth 2,000 njerëzish ka rrethuar ndërtesën e policisë duke kërkuar lirimin e tyre.

Turma pro-ruse ka thyer derën dhe dritaret e stacionit policor, derisa forcat e rendit kanë bërë përpjekje ta ndalojnë atë nga hyrja në ndërtesë.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë në një deklaratë për media se 67 aktivistë pro-rusë janë liruar.

Nuk është e qartë nëse ka të tjerë që mbeten në paraburgim.

Aktivistët janë arrestuar pas dhunës që ka ndodhur të premten mbrëma në Odesa dhe ka lënë mbi 40 persona të vrarë.
XS
SM
MD
LG