Ndërlidhjet

OKB: Të bëhet më shumë për refugjatët sirianë


Refugjatë sirianë...
Refugjatë sirianë...
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka kritikuar donatorët se nuk bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar miliona refugjatë sirianë.

Komisionari i Lartë për Refugjatë, Antonio Gueterres, ka thënë të dielën, në një takim me zyrtarët nga Egjipti, Jordania, Iraku, Libani dhe Turqia, se kriza në Siri kërkon “mbështetje masive”.

Gueterres, duke folur në kampin e refugjatëve Zaatari në veri të Jordanisë, ka thënë se “ka pasur përkrahje të vogël për refugjatët”.

Kampi Zaatari strehon mbi 100,000 sirianë.

Gjithashtu të dielën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i ka thënë televizionit Al Arabiya se “rezistenca burokratike” e qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, privon miliona sirianë nga ndihmat.
XS
SM
MD
LG