Ndërlidhjet

Turchynov: Ukraina është në luftë me Rusinë


Oleksandr Turchtnov
Oleksandr Turchtnov
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Tutchynov, ka thënë se Rusia është në luftë me “vendin e tij”, dhe se mbështetja lokale dhe institucionale ndaj Moskës, është një “problem kolosal” në Ukrainën Lindore.

Teksa ka folur në televizionin ukrainas Chanel 5, Turchynov e ka akuzuar Moskën, se po përpiqet që ta destabilizoj plotësisht situatën në jug dhe lindje të Ukrainës.

Odesa sipas tij, është një nga objektivat kryesore të federatës ruse.

Por sipas tij, ushtarët besnik të Ukrainës i kishin ndaluar përpjekjet e provokatorëve lokalë dhe të seperatisatistëve,të cilët po mundoheshin të organizoheshin që Odesa të vije para dorëzimit të plotë.

Grupet e organizuara të pro-rusëve në Ukrainën lindore, sipas Turchynov, kishin në përbërje persona me pasaporta ruse por edhe të tillë që kishin ardhur nga rajoni i shkëputur moldav, transdniesteri.

Shumë policë në Ukrainën lindore, sipas tij, punojnë në favor të grupeve seperatiste.
XS
SM
MD
LG