Ndërlidhjet

Putin e Merkel bisedojnë rreth Ukrainës


Kancelarja gjermane dhe presidenti rus
Kancelarja gjermane dhe presidenti rus
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e kanë realizuar dje pasdite një bisedë telefonike, gjatë së cilës kanë diskutuar rreth situatës në lindje të Ukrainës, duke theksuar nevojën e veprimit ndërkombëtar me qëllim të uljes së tensioneve.

Kremlimi ka njoftuar se Merkel ka shprehur mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Rusia, rreth lirimit të vëzhguesve të OSBE-së, të cilët janë mbajtur nga seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Të dy udhëheqësit, gjithashtu kanë diskutuar që Ukraina të përdoret si një vend transit për shpërndarjen e gazit nga Rusia tek vendet e tjera evropiane, dhe kjo konform konsultave të bëra më 2 maj, gjatë bisedimeve në Varshavë në mes të përfaqësuesve nga Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian.

Kremlini ka bërë me dije se kryesuesi i OSBE-së, Didier Burkhalter, do të vizitoj Moskën më 7 maj, për të bizeduar në lidhje me situatën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG