Ndërlidhjet

Dy të vrarë nga sulmi ndaj dërgesave për NATO-n në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Dy persona janë vrarë në veriperëndim të Pakistanit, pasi që persona të armatosur kanë sulmuar tre kamionët furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan.

Kamionët janë sulmuar në lokacionet Wazir Dhand e Khyber teksa ishin në rrugën e tyre për në Afganistan.

Një zyrtarë i administratës lokale ka njoftuar se dy të vrarët ishin shoferë por edhe sipas tij, dy persona të tjerë, kanë mbetur të plagosur.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike, andaj edhe është dërguar menjëherë në Peshavar për mjekim të mëtutjeshëm.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë për sipër sulmin por, për sulme të ngjashme gjatë të kaluarës, përgjegjësinë e kanë marrë talebanët pakistanezë.

Pakistani përdoret si rrugë trazit për dërgimin e furnizimeve, për ushtarët e NATO-s në Afganistan.

Deri në fund të këtij viti, misioni i NATO-s, pritet që të tërhiqet nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG