Ndërlidhjet

Gerry Adams thotë se arestimi ishte politik


Gerry Adams
Gerry Adams
Udhëheqësi republikan irlandez Gerry Adams, e ka kritikuar policinë në Irlanden Veriore për arrestimin e tij, në lidhje me një rast të vrasjes.

Adams, udhëheqës i partisë Sinn Fein, ka thënë se paraburgimi ndaj tij ishte i motivuar politikisht dhe atë pikërisht pak para mbajtjes së zgjedhjeve evropianë gjatë majit.

Adams është liruar dje pas katër ditë të marrjes në pyetje nga ana e policisë në lidhje me një vrasje të vitit 1972 nga Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) të Jean McConville, e cila ishte akuzuar nga IRA, se po spiunonte për Britaninë.

Adams e mohon se ka qenë i antarësuar në IRA dhe thotë se nuk kishte të bënte me rrëmbimin apo vrasjen e McConville.

Udhëheqësi i ndjekjeve penale në Irlandën Verioore, do të vendosë nëse Adams do të ngarkohet me këtë rast.

Teksa Irlanda Veriore po sundohej nga britaniezët, IRA ka kryer vrasje dhe shpërthime në Irlanden Veriore për 30 vite radhazi, dhe atë deri në 2005-ten.
XS
SM
MD
LG