Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga dy shpërthime në Kenia


Ilustrim September 24, 2013

Ilustrim September 24, 2013

Zyrtarët kenianë kanë bërë me dije se të pakten dy persona janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë plagosur, si rezultat i shpërthimit të dy bombave në dy autobusë në një rrugë të kryeqytetit.

Sulmet e ditës së djeshme vijnë një ditë pas dy sulmeve të tjera që kanë ngjarë në qytetin Mombasa, të cilat kanë lënë të vdekur katër persona.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë pët sulmet.

Autoritetet keniane po angazhohen kundër përkrahësve të Al-Kaidës, rrjetit të quajtur Al-Shabab.

Al-Shabab e pati marrë përgjegjësinë për sulmin në një qendër tregëtare në Nairobi gjatë vitit të kaluar, sulm i cili pat lënë të vdekur të pakten 67 persona.
XS
SM
MD
LG