Ndërlidhjet

Vdes nga kanceri teniserja ukrainase Elena Baltacha


Elena Baltacha
Elena Baltacha
Teniserja e famshme ukrainase Elena Baltacha, ka vdekur në moshën 30 vjeçare, si rezultat i sëmundjes së kancerit që ajo kishte në mëlçi.

Për tri vite, Baltacha, ka qenë në vendin e parë për sa i përket tenisit në Britani.

Ajo i ka fituar 11 tituj tek, ishte pjesë e garave të Ëimbeldon-it në vitin 2002 dhe për 11 vite radhazi ka mbrojtur ngjyrat e Britanisë si pjesë e ekipit Fed Cup.

Ajo kishte arritur në raundin e tretë në Australian Open në vitin 2005 dhe 2010.
Ajo ishte diagnostifikuar me kancer qysh më moshën 19 vjeçare.

Baltacha ka lindur në Kiev të Ukrainës ndërsa në moshën 5 vjeçare ishte shpërngulur në Britani bashkë me familjen e saj.

I i ati i saj, ylli i futbollit Sergei Baltacha, më parë kishte qenë pjesë e ekipit të futbollit të Bashkimit Sovjetik dhe i kishte mbrojtur ngjyrat e Dynamo Kievit në kampionatin botëror të 1982-tes.
XS
SM
MD
LG