Ndërlidhjet

Në Dagestan policia rrethon një shtëpi të ekstremistëve


Ilustrim

Ilustrim

Policia dhe forcat e sigurisë kanë bërë me dije se e kanë rrethuar një shtëpi në Dagestan të republikës ruse të Kaukazit të Veriut ku dyshohet se qëndrojnë të fshehur militantët.

Zyrtarët nga Ministria e Brendshme e Dagestanit kanë njoftuar se shtëpia në qytetin perëndimor të Khasavyurt, është rrethuar pasi që nga brendësia e saj, sot është sulmuar policia.

Nga sulmi ndaj policisë, një person është lënduar me armë zjarri.

Policia thotë se vrasësi mund të jetë brenda shtëpisë së rrethuar.

Dagestani për vite të tëra ka vuajtur nga prania e dhunës së krijuar nga ekstremizmi islamik por edhe nga krimi i organizuar, si rezultat i të cilave, me mijëra njerëz janë vrarë e plagosur.
XS
SM
MD
LG