Ndërlidhjet

Ukraina transferon në qendër të paraburgosurit pro-rusë


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i brendshëm ukrainas Arsen Avakov, thotë se 42 personat e arrestuar gjatë dhunës së fundit në qytetin Odesa, janë transferuar në qendra të paraburgimit që gjenden në Ukrainën qendrore.

Transferimi është bërë me dije sot derisa një ditë më parë, më shumë se 60 të burgosur pro-rusë, janë liruar pasi që një turmë prej 2 mijë personash, kishin sulmuar policinë në portin jugorë, duke kërkuar lirimin e tyre.

Më 2 maj, më shumë se 40 persona kanë vdekur në një zjarr që kishte përfshirë ndërtesën ku aktivistët pro-rusë ishin fshehur gjatë operacioneve që po ngjanin në atë pjesë.

Avakov ka shfaqur indinjatën e tij për lirimin e të ndaluarve pro-rusë.

Ndërkohë, Ivan Katerynchuk është emëruar udhëheqës i policisë në Odesa, pasi që paraardhësi i tij u shkarkua pas dështimit për ta parandaluar dhunën.
XS
SM
MD
LG