Ndërlidhjet

Vdesin dy emigrantë e mbi tridhjetë zhduken në detin Egje


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët grekë kanë njoftuar se të pakten dy persona kanë vdekur dhe tridhjetë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi që dy anije me emigrantë, janë përmbytur në lindje të Detit Egje.

Roja bregdetare greke ka njoftuar se anijet janë mbytur në orët e para të ditës së sotme, në afërsi të ishullit Samos, jo lag nga brigjet e Turqisë.

Autoritetet e atjeshme kanë bërë me dije se 36 persona kanë shpëtuar të gjallë por se dhjetra të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Ende nuk dihet kombësia e personave që po udhëtonin me ato anije.

Autoritetet greke përmes anijeve dhe helikopterëve po kërkojnë për më shumë të mbijetuar.

Greqia dhe Italia janë pikat kryesire të hyrjes për njerëzit nga Afrika dhe Linja e mesme që kërkojnë vende pune në Bashkimin Evropian.

Vetëm në vitet e fundit, me qinda persona kanë humbur jetën gjatë udhëtimit për në Evropë përmes detit Mesdhe.
XS
SM
MD
LG