Ndërlidhjet

Përhapen 104 zjarre në Siberi të Rusisë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Rusi kanë bërë me dije se zjarre të mëdha kanë nisur dhe janë përhaput sot në Siberi.

Qarku federal siberian në Rusi ka njoftuar se 104 zjarre në pyje kanë nisur dhe kanë mbuluar një hapsirë prej më shumë se 140 khektarësh.

Pyjet në rajonet siberiane Zabaikalsky Krai, Krasnoyarsk Krai, Tuva, Altai, Buryatia, dhe Khakassia, janë prekur nga zjarret.

Në disa nga këto rajone, është shpallur situatë emergjente.

Gjatë javës së kaluar, nga zjarret në pyll që kishin nisur në Zabaikalsku Krai, zjarri ishte përhapur edhe në një depo municioni ku si rezultat i shpërthimeve, kanë humbur jetën të pakten shtatë persona.
XS
SM
MD
LG