Ndërlidhjet

logo-print

Luftime të ashpra për të rimarrë qytetin Slovyansk


Ilustrim

Ilustrim

Luftime të ashpra kanë ngjarë sot në periferi të qytetit lindor të Ukrainës, Slovyansk.

Ministri i brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov, citohet të ketë thënë, se ka edhe të vdekur si rezultat i luftimeve të trupave ukrainasve ndaj seperatistëve, të cilët e kanë kontrollin mbi këtë qytet.

Forcat rebele thuhet se janë tërhequr në drejtim të qendrës, pasi që forcat qeveritare kanë marrë nën kontrollë ndërtesën televizive në rrethinën e Andreyevka.

Slovyansk, qyteti me 140 mijë banorë, është njëri nga disa qytetet bë Ukrainën lindore i cili në javët e fundit kontrollohet nga seperatistët pro-rusë.

Qeveria është zotuar se do të vazhdojë me operacionin anti-terroristë dhe atë derisa ta marrë kontrollin e plotë.

U.d. i presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, ka thënë se Rusia është në luftë me vendin e tij.

Rusia ka mohuar akuzat e qeverisë ukrainase se Moska po e nxitë dhunën në lindje dhe jug të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG